Telenews

Djali i John Lennon, këndon për herë të parë në mbështetje të Ukrainës

Por ishte lufta në Ukrainë që më në fund bëri djalin e Lennon-it, Julian, ta këndonte melodinë për herë të parë.

Julian Lennon shkroi në një shënim në YouTube se i kishte rezistuar për vite me radhë tundimit për të kënduar këngën e kohës së Luftës së Vietnamit. “E vetmja herë që do e mendoja të këndoja ‘Imagine’ do të ishte nëse do vinte ‘Fundi i Botës’,” tha ai.

Por lufta në Ukrainë është “një tragjedi e paimagjinueshme”, shkroi ai, dhe “si njeri dhe si artist, u ndjeva i detyruar të përgjigjesha në mënyrën më domethënëse që munda”.

Koveri i tij ishte në mbështetje të përpjekjes për mbledhjen e fondeve #StandUpForUkraine, e cila u organizua nga organizata jofitimprurëse Global Citizen.

Julian Lennon, karriera e të cilit si muzikant filloi në 1984 me publikimin e albumit të tij “Valotte”, shkroi se ai zgjodhi këngën pjesërisht sepse teksti i saj “pasqyron dëshirën tonë kolektive për paqe në mbarë botën.

Sepse brenda kësaj kënge, ne transportohemi në një hapësirë, ku dashuria dhe bashkimi bëhen realiteti ynë, qoftë edhe vetëm për një moment në kohë.”

Lennon shkroi se kënga “pasqyron dritën në fund të tunelit, për të cilën të gjithë po shpresojmë”./iconsyle.al

The post Djali i John Lennon, këndon për herë të parë në mbështetje të Ukrainës appeared first on tëvë1.

Të ngajshme

E pabesueshme se çka deklaron Benita për Toneyn: “Unë s’kam pas sen me të” (VIDEO)

Donat Hashani

Shokon Kotorri: Toneyn e hoqi familja, jo publiku (VIDEO)

Donat Hashani

Mos e humbisni reagimin e Dolces kur sheh klipin e Edit me Bian (VIDEO)

Donat Hashani