Telenews

Djali i Veselit i reagon Kurtit për PDK-në: Deklarim aspak dinjitoz, me qëndrime të tilla po sjell përçarje

Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, Klestori, i është përgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, pasi ky i fundit në një emision televiziv tha se PDK-ja i ka disa kryetarë dhe disa nga ta marrin instruksione nga Haga.

Kjo deklaratë, siç thotë djali i Veselit, është e pavend, dhe aspak dinjitoze.

“Për familjen tonë dhe familjet e bashkëluftëtarëve të babait, që po ballafaqohemi me sfida jo të lehta tash e disa vite, deklaratat e tilla jo vetëm që na rëndojnë gjendjen neve, por nuk i bëjnë nder as vetë kryeministrit në detyrë”, ka shkruar Klestori në Instagram.

Më tej, Klestori ia bëri me dije kryetarit të LVV-së së kryetar I PDK-së është Memli Krasniqi dhe siç shkruan ai, “Kurti e kushdo tjetër në skenën politike, nuk kanë pse t’i frikësohen debateve konstruktive politike”.

 

Të ngajshme

Ngjarjet 4 Korrik

Erzana Fazliu

Zjarri në zonën industriale në Prishtinë, policia jep detaje: Dëmet janë të konsiderueshme, s’raportohet për ndonjë person të lënduar

KushtrimGuraj

Një grua rreth 80 vjeçe gjendet e pajetë në Prishtinë

KushtrimGuraj