Telenews

“Do të japësh përgjegjësi, të tregoj unë ty edhe jashtë edhe brenda”, përplasje mes Fjollës dhe Albës

“do-te-japesh-pergjegjesi,-te-tregoj-une-ty-edhe-jashte-edhe-brenda”,-perplasje-mes-fjolles-dhe-albes

“Do të japësh përgjegjësi, të tregoj unë ty edhe jashtë edhe brenda”, përplasje mes Fjollës dhe Albës

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mes Fjolla Morinës dhe Alba Pollozhanit gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother Kosova.

Tensioni u rrit kur Fjolla i drejtoi Albës fjalë të forta, duke i thënë: “E di ti shumë mirë çfarë ke thënë, të gjitha fjalët ke me i vjell, ki me i vjell një nga një, të tregoj ty edhe jashtë edhe brenda”.

“Ti e para ke me dhënë xhevap, unë nuk jam Big Mama, këtu në Big Brother Kosova nuk të shitet ty. Shqiptarët e Kosovës e dinë, i njohin i dinë njerëzit, kjo që u mundua t’i ul artistët”, i tha tutje.

 Foto: Instagram

Debati i tyre ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe është bërë një nga momentet më të përfolura brenda shtëpisë.

Tensionet mes banorëve duket se janë të larta, ndërsa marrëdhëniet brenda shtëpisë po testohen çdo ditë.

Fansat e Big Brother Kosova kanë komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, duke shpërndarë opinionet e tyre mbi konfliktin.

Fjolla këto kohë ka qenë në një gjendje të rënduar emocionale meqë ka pasur diskutime të shumta.

Kjo nuk është hera e parë që përplaset me Albën dhe me disa nga konkurrentët e tjerë. 

Të ngajshme

Pse Miranda Kerr refuzoi ftesën për sfilatën e Victoria’s Secret? Një parandjenjë që nuk mund ta injoronte!

Rrezarta Ramaj

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir, është nënçmim

Rrezarta Ramaj

“Jam me pasoja…”/Ledion Liço “injoron” totalisht Sarën në komentin që ajo i bëri (Foto)

Rrezarta Ramaj