Telenews

Dodik: Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë është “disfatë për politikën boshnjake”

 

 

Kryetari i enklavës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë e quajtur Republika Serbe, Millorad Dodik, ka deklaruar se “Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë është humbje, mbi të gjitha, për politikën boshnjake dhe se kjo tregon se politika boshnjake është në anën e gabuar”, transmeton Paparaci.

“Duhet të kishte politikë marrëveshjeje me ne, jo bindje ndaj të huajve, amerikanëve dhe gjermanëve”, ka shkruar Dodik në një postim në rrjetin social Instagram.

Sipas tij, “ata janë me ta, sepse mendojnë se kështu do të bëjnë më të keqen serbëve”.

“Tani rezulton se nuk është kështu. Ne serbët duhet të themi – mjaft. Nuk kemi më asnjë arsye t’u besojmë atyre”, ka pretenduar Dodik.

Të ngajshme

Nëna e Aleksandar Vuçiçit sulmohet fizikisht dhe verbalisht në ditën e zgjedhjeve në Serbi

Rrezarta Ramaj

Putin: Bisedimet duhet të garantojnë sigurinë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rrezarta Ramaj

Tajvani në alarm nga tajfuni Champi, të paktën një viktimë e qindra fluturime të anuluara

Rrezarta Ramaj