Telenews

Dogana e Kosovës tregon se disa biznese kanë manipuluar haptazi me çmimet e vajit

Dogana e Kosovës ka dalë me një sqarim pas ngritjes së çmimeve të produkteve ushqimore.
Përmes një njoftimi për media nga Dogana kanë thënë se gjatë vitit 2021 në total janë importuar vaj luledielli , i përpunuar rreth 17.7 milion litra vaj derisa janë importuar edhe 5 milion litra vaj luledielli i papërpunuar.
Nga Dogana kanë bërë të ditur se vajrat ushqimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit 2021 këtyre dy muajve nga 1.22 euro/cent deri në 1.45 euro/cent.
“Prishtinë 11 mars, 2022 pas ngritjes së çmimeve dhe shqetësimeve të qytetarve dogana ka analizuar sektorin e importit të vajrave ushqimore dhe si në vijim njofton publikun lidhur me analizat e çmimeve të importit.Gjatë vitit 2021 në total janë importuar vaj luledielli I përpunuar rreth 17.7 milion litra vaj derisa janë importuar edhe 5 milion litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat uqshimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit 2021 duke filluar 1.11 euro/cent në janar të 2021 e ka shënuar rritje ne 1.44 euro/cent në dhjetor të vitit 2021, derisa taksat që paguan një litër vaj në import është TVSH-ja e reduktuar 8%”.
Sipas Doganës, vajrat e papërpunuara nuk paguajnë asnjë taksë pasi konsiderohen lëndë e parë për prodhim.
“Derisa në vitin 2022 (periudha Janar -Shkurt dhe një pjesë e marsit) në Kosovë janë importuar 3.3 milion litra vaj luledielli i përpunuar dhe 1.4 milion litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat uqshimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit këtyre dy muajve nga 1.22 euro/cent deri në 1.45 euro/cent”.
“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.

Të ngajshme

Më 22 shtator dëshmitari i ri i mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët

Valjeta Turkaj

Antiplumbë, uniforma, karikatorë e AK-47 gjenden në Zveçan, dyshohet se i përkasin një të kërkuari për rastin “Banjska”

Valjeta Turkaj

“Në Google e gjeni”: Avokati i Thaçit tallet me prokurorin për një fotografi të Thaçit me Demaçin

Valjeta Turkaj