Telenews

Dogana zbarkon në argjendaritë e Pejës

Zyrtarë të Doganës së Kosovës kanë realizuar sot një aksion në komunën e Pejës.

Burime të IndeksOnline pohojnë se aksioni është realizuar në pazarin e njohur si “Çarshia e Gjatë”, më saktësisht të disa argjendari të kësaj pjese të qytetit.

Aksionin e Doganës e ka konfirmuar edhe zëdhënësi Adriatik Stavileci.

Stavileci tha për IndeksOnline se aksioni është duke u kryer në bashkëpunim me ATK-në, teksa cak është identifikimi i parregullsive tatimore dhe kontrabanda.

“Në kuadër të planit operativ, Dogana, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), janë duke kryer kontrolle në dhjetë lokacione në qytetin e Pejës. Këto kontrolle kanë për qëllim të identifikojnë parregullsitë tatimore, kontrabandën, dhe shmangien e detyrimeve doganore. Aksioni është pjesë e përpjekjeve për të forcuar respektimin e ligjit dhe për të parandaluar humbjet e të ardhurave për shtetin” deklaroi Stavileci.

Të ngajshme

Ngjarje tragjike në Gjakovë: Ky është 49-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij –

KushtrimGuraj

Auto Pjesë Beka – Zgjidhja e duhur për automjetin tuaj

Rrezarta Ramaj

Zyra e Kryeprokurorit reagon pasi Specialja ngriti aktakuzë për sulmin ndaj Jasharajve

Rrezarta Ramaj