Telenews

DONÇIQ SHKËLQEN NË FITOREN E DALLASIT NDAJ LAKERS, LEXONI EDHE REZULTATET TJERA

Nën-dirigjimin e Luka Doncicit, Dallas Mavericks e kanë mposhtur La Lakersin gjatë mesnatës në NBA.
Mavs kanë triumfuar në shtëpi ndaj Lakers me shifrat tejet të thella 128-110.
Fenomeni Luka Doncic ishte i jashtëzakonshëm në këtë fitore të Dallasit me shifrat magjike triple-double prej 34 pikëve, 12 kërcimeve e 12 asisteve, derisa u ndihmua edhe nga Reggie Bullock me 17 pikë.
Te Lakers nuk mjaftuan assesi për fitore, Malik Monk me 28 pikë e as Russell Westbrook me 25 sosh.
Momentalisht në Konferencën Perëndimore, Dallasi gjendet i 4-ti me 47 fitore e 29 humbje, derisa Lakers në Konferencën e njejtë pozicionohen të 9-tit me 31 fitore e 44 humbje.

Në duelet e tjera të natës u arritën këto rezultate:
Philadelphia – Milwaukee 116-118.
Washington – Chicago 94-107.
Brooklyn – Detroit 130-123.
LA Clippers – Utah Jazz 121-115.
 

Të ngajshme

Malisheva rikthen “Profën” si trajner

Rrezarta Ramaj

Milan gati të dëgjojë ofertat për Rafael Leao, Manchester United në garë

Rrezarta Ramaj

Spalletti bëhet kinse po ia merr veturën Zhegrovës, ky ishte reagimi i tifozëve

Valjeta Turkaj