Telenews

Donis Avdijaj tregon gabimin më të madh në karrierën e tij

Sulmuesi shqiptar, Donis Avdijaj, ka zbuluar se para se të nënshkruante me skuadrën e Schalkes, kishte pasur ofertë nga gjigantët si Liverpool dhe Real Madrid.

Në një intervistë për Liverpool.echo, Avdijaj ka rrëfyer se refuzimi i këtyre ekipeve, në veçanti Liverpoolit është gabimi më i madh i jetës së tij.

“Gabimi im më i madh, për të cilin jam penduar shumë, ishte refuzimi i një mega oferte nga Liverpool para se të nënshkruaja kontratën e gjatë me Schalken. Kisha gjithashtu një nga Real Madrid”, u shpreh Avdijaj.

Reprezentuesi kosovar realizoi një numër të vogël, 12, paraqitjesh për Schalken gjatë një periudhe shtatëvjeçare përpara se të largohej për t’iu bashkuar ekipit holandez Ëillem II në vitin 2018. Ai e bëri rrugën e tij nëpër klube në Turqi, Skoci, Qipro dhe Zvicër pa shumë sukses.

Derisa sot, 27-vjeçari ka skalitur vendin e tij në Bundesligën austriake me Hartberg. Sulmuesi shënoi 12 gola dhe gjashtë asistime mbresëlënëse këtë.

Donis Avdijaj i Hartberg dhe Mads Bidstrup i Salzburgut gjatë ndeshjes së Admiral Bundesligës midis FC Red Bull Salzburg dhe TSV Egger Glas Hartbeg

Të ngajshme

Lamine Yamal arrin “double-double” me gola dhe asistime –

KushtrimGuraj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj