Telenews

Dorëzohet i dyshuari për vrasjen me thikë të 22-vjeçarit në Gllamnik të Podujevës

O.Zh. është dorëzuar sot në polici.

Ai dyshohet se më 12 shtator, në Gllamnik të Podujevës, e ka vrarë me thikë një 22-vjeçar.

25-vjeçari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje, njofton policia, përcjell Klankosova.tv.

“Pas një pune intensive hetimore, policia ka arritur të identifikojë personin e dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhur me datën 12.09.2022 në fshatin Gllamnik të Podujevës. Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë kanë bërë që personi i dyshuar O.Zh., mashkull 25-vjeçar, sot të dorëzohet në polici”.

Lidhur me rastin ka raportuar edhe Klankosova.tv.

Bashkangjitur e gjeni raportimin e gazetares Qëndresa Tërshani.

Të ngajshme

Gucati për Marshin e 1 Tetorit: Pres pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare, në apel do të dalim fitimtarë

Yllka Gashi

Ngjarjet e datës 29 shtator

Rrezarta Ramaj

Vigan Qorolli zgjidhet kryetar i Komisionit për Legjislacion

Yllka Gashi