Dortmundi është duke humbur nga Mainzi me rezultat 0-2 në xhiron e fundit të Bundesligës.
Nëse Dortmundi nuk arrin që të marrë pikë të plota nga ky takim atëherë titulli do t’i takojë Bayern Munichut i cili është duke fituar ndaj Kolnit me rezultat 0-2.
Dortmundi u gjend në disavantazh që në minutën e 15-të kur Hanche-Olsen shënoi për 0-1 ndërsa Haller humbi mundësinë që ta barazonte rezultati ku nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 19-të.
Kurse Onisiëo shënoi për rezultatin 0-2 pesë minuta më vonë, duke i prishur shumë punë Dortmundit.
Në anën tjetër, Bayerni kaloi herët në epërsi me Coman i cili shënoi në minutën e 8-të të takimit, kurse Sane në minutën e 45-të dyfishoi epërsinë por golin ia anuloi VAR-i.

