Telenews

Drake arrestohet në Suedi? – Flasin nga ekipi i tij

Drake së fundmi ishte temë diskutimi në rrjete sociale.

Kanë qarkulluar thashetheme se artisti 35 vjeçar u arrestua nga policia lokale në një klub nate në Stokholm të Suedisë.

Pasi “Lironi Drake” u bë trend në Twitter, ekipi i këngëtarit adresoi të gjitha spekulimet.

Të enjten mbrëma, ekipi i Drake i tha Hollyëood Reporter se artisti ishte në hotelin e tij në Stokholm dhe ai është arrestuar.

Sipas postimeve të shpërndara në Instagram, Drake mbërriti në aeroportin Arlanda të Suedisë të mërkurën pasdite duke fluturuar me aeroplanin e tij blu privat “Air Drake”.

Ndërsa ishte në Suedi, u raportua se Drake vizitoi lagjen Östermalm të Stokholmit dhe u ndal në restorantin Ciccio.

Deri tani, nuk dihet pse Drake është në Suedi.

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Përdori emrin e Dua Lipës për të shitur produkte pa leje, këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore

Rrezarta Ramaj

Sydney Sweeney dhe Scooter Braun shfaqen dorë për dore në New York –

KushtrimGuraj