Telenews

Dramë në një hotel në Spanjë, mbi 60 turistë përfundojnë në spital pas helmimit me gaz

Të paktën 60 turistë, mes tyre fëmijë dhe të moshuar, kanë marrë trajtim mjekësor pasi dyshohet se janë helmuar nga gazi në një hotel në Benahavís, pranë Marbellës në Spanjë.

Sipas mediave spanjolle, incidenti ndodhi në zonën e pishinës së hotelit, ku dyshohet se një defekt teknik në sistemin e mirëmbajtjes së pishinës shkaktoi çlirimin e gazrave, raporton Bild, transmeton Klankosova.tv

Autoritetet shëndetësore në Andaluzia kanë bërë të ditur se ndërprerësi i pompës që qarkullon klorin dhe acidin në pishinë u ndërpre, duke bërë që rregullimi i nivelit të klorit dhe pH-it të dështonte. Hetuesit po verifikojnë nëse gazrat e çliruar kanë shkaktuar simptomat te mysafirët.

Sipas raportimeve, të paktën 60 persona u dërguan në Spitalin Costa del Sol në Marbella, ndërsa të tjerë morën ndihmë mjekësore në hotel. Të gjithë pacientët janë liruar nga spitali pas trajtimit.

Pas incidentit, zona e pishinës u mbyll dhe u izolua, ndërsa ekspertët kanë marrë mostra të ujit për analiza. Hoteli nuk ka komentuar ngjarjen, duke u kufizuar me deklaratën: “Pa koment”.

Ndërkohë, disa nga turistët e prekur po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ligjore ndaj hotelit.

Të ngajshme

E dhimbshme: Ky është 55-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Skenderaj derisa po rregullonte çezmën e ujit –

KushtrimGuraj

Ambasadori britanik takon Presidenten Justina Shiroka-Pula: Do të forcojmë partneritetin me Kosovën –

KushtrimGuraj

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj