Telenews

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë: Fëmijët 9 e 10 vjeç, përdorues drogash

Mosha e pacientëve që po kërkojnë ndihmë në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK, për shkak të konsumimit të substancave narkotike, është alarmante.

Sipas drejtorit të këtij institucioni, Faton Kutllovci, kohëve të fundit, këtu po trajtohen pacientë 9 e 10 vjeç.

“Fatkeqësisht viteve të fundit po rritet numri i përdoruesve e po ulet mosha e tyre. Kemi fëmijë 9 e 10 vjec që vijnë pas përdorimit të substancave narkotike”, ka thënë Kutllovci në emisionin “Magazina” në Radio Dukagjini.

Sipas tij, ka shumë faktorë që po ndikojnë në këtë gjendje, e më i rëndësishmi është qasja shumë e lehtë në substanca narkotike.

“Qasja është tepër e lehtë…dëshira për të qenë ‘in’, rrethi e shoqëria, të ndjerit i rritur, të gjithë janë faktorë që ndikojnë në vendimin e fëmijëve për të provuar drogën”, tha Kutllovci.

Sipas Kutllovcit, ky numër në rritje është duke e shqetësuar gjithë stafin derisa ka shtuar se në këtë klinikë janë vetëm nëntë shtretër të cilët nuk i mbulojnë nevojat.

Ai ka njoftuar se bashkë me institucionet tjera, janë duke diskutuar ndërtimin e një qendre të veçantë që do të trajtonte personat që kanë varësi të ndryshme.

Të ngajshme

Zjarri në zonën industriale në Prishtinë, policia jep detaje: Dëmet janë të konsiderueshme, s’raportohet për ndonjë person të lënduar

KushtrimGuraj

Një grua rreth 80 vjeçe gjendet e pajetë në Prishtinë

KushtrimGuraj

Kuvendi në pushim, pagat në maksimum: 230 mijë euro për më pak se dy orë seancë

KushtrimGuraj