Telenews

DREJTORIT TURK TË NJË POLIKLINIKE NË PRISHINË, IA GRABISIN 50 MIJË EURO NË AUTOSTRADË

Një grabitje ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku dy persona kanë ndaluar shtetasin turk, drejtor të një poliklinike në Prishtinë, të cilit ia kanë kontrolluar veturën dhe ia kanë marrë një çantë dore që brenda saj kishte rreth 40 – 50 mijë euro para, një telefon IPHON dhe librezën e veturës.
Sipas Policisë, mbrëmë në Stacionin Policor-Malishevë është paraqitur tani viktima shtetas turk, drejtor i një poliklinike në Prishtinë, duke theksuar se rreth orës 18:00 me veturën e tij me tabela të Shqipërisë, ishte duke qarkulluar në autostradën “Ibrahim Rugova’’, nga drejtimi Prishtinës në drejtim të Prizrenit.
“Të njëjtin në zonën e Malishevës e kanë ndaluar dy persona të moshës 30-35 vjeçare, që ishin me veturë dhe njëri ishte prezantuar si polic. Të njëjtit kanë kontrolluar veturën dhe nga vendi (nën ulëse) i kanë marrë një çantë dore që brenda saj kishte rreth 40 – 50 mijë euro para, një telefon IPHON dhe librezën e veturës. Viktima deklaron se tek të dyshuarit kishte vërejtur se mbanin armë në brez, por që nuk i kishin nxjerr nga brezi. Pas kryerjes së grabitjes të dyshuarit me veturën e tyre janë larguar në drejtim të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Bie sistemi policisë maqedonase, kolona të gjata në kufirin me Kosovën

Erzana Fazliu

“Policia nuk u krijua sot” – Ramadani: Dihet kush e ka poshtëruar dhe kush e ka ndërtuar

Erzana Fazliu

Sindikata ngre alarm: Shkollat do të mbesin pa mësimdhënës

Valjeta Turkaj