Telenews

DRITA E FITON SPEKTAKLIN NDAJ ULPIANËS

Drita ka arritur fitore përballë Ulpianës që është duke luftuar për mbetje në elitën e futbollit të Kosovës. Gjilanasit të shtunën gjatë ditës në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, fituan me rezultatin 3:2.
Ishin vizitorët që kaluan në epërsi në minutën e pestë të ndeshjes nëpërmjet Muharrem Jasharit. Vendësit barazuan shifrat me Ermir Rezin në minutën e 20.
Pesë minuta më vonë, Marko Simonovski ktheu epërsinë e mysafirëve. Pjesa e parë u mbyll në mënyrë dramatike, kur Akil Makolli i barazoi shifrat në minutën e 43-të.
Në pjesën e dytë, Marko Simonovski e shënoi edhe një tjetër gol për skuadrën e Dritës, dhe të dytin personal. Ishte edhe goli i fitores në minutën e 59-të.
Drita pas 27 xhirove ka 49 pikë. Ulpiana mbetet në pozitën e nëntë (të parafundit), me 24 pikë gjithsej.

Të ngajshme

Kurti në stadiumin “Fadil Vokrri” duke parë futboll, shtyn takimin me Escobar’in dhe Lajçak’un

Flaka Ajeti

Plisat hedhin fishekzjarre në fushë (VIDEO)

Donat Hashani

Më në fund zyrtare: Ardian Nuhiu trajneri i ri i KF Shkëndijës

Flaka Ajeti