Telenews

Dua Lipa me albumin e saj të ri thyen rekorde në Britani

“Radical Optimsm” është albumi më i ri i këngëtares me renome botërore dhe me rrënjë nga Kosova,  Dua Lipës i cili po thyen rekorde të reja të shitjes që nga plasimi i tij.

Këngëtarja seksi , Dua Lipa ka shënuar javën debutuese më të suksesshme për një artiste britanike qe tre vitet e fundit muzikore.

“Radical Optimism” e Dua Lipës pati 46.300 shitje në shtatë ditët e para të lansimit, më së shumti për një britanike që nga albumi “30” i Adeles.

Albumi i Duas gjithashtu ishte më i suksesshmi se çdo artist tjetër në javën debutuese deri më tani këtë vit, duke kaluar albumin e Liam Gallagherit dhe John Squiret që patën 39.400 shitje në mars.

Pjese nga albumi i saj

“Radical Optimist” bëhet albumi i parë i Duas që renditet i pari në javën e parë në Britani. “Future Nostalgia” e vitit 2020 mori vendin e parë në javën e dytë të lansimit në vitin 2020.

Ndryshe, “Radical Optimism” që u lansua në fillim të majit ishte albumi i tretë i Lipës.

source

Të ngajshme

Berisha: Vota ime nuk është e determinuar nga askush, as nga opozita – duhet të reflektojmë të gjithë

Erzana Fazliu

Tragjedia në Teksas: Shkon në 27 numri i viktimave – 20 vajza ende të zhdukura

Erzana Fazliu

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu