Telenews

Dua Lipa shfaqet me shumë stil rrugëve të New Yorkut, teksa qëndron e ngrohtë e veshur me një xhaketë lëkure

dua-lipa-shfaqet-me-shume-stil-rrugeve-te-new-yorkut,-teksa-qendron-e-ngrohte-e-veshur-me-nje-xhakete-lekure

Dua Lipa u pa të shtunën teksa po dilte në qytetin e New Yorkut.

Interpretuesja e hitit “Love Again” dukej e ngrohtë dhe komode pasi kishte veshur një xhaketë lëkure të zezë dhe një shall të gjatë me thekë të mbështjellë rreth qafës.

Fituesja e çmimit “Grammy” veshi xhinse të lira dhe atlete të bardha për daljen e saj në New York, duke i lënë flokët e saj të zeza në valë të lirshme, shkruan DailyMail.

Artistja me origjinë shqiptare e mbajti pranë saj çantën në ngjyrë të kaltër të markës “Chanel” dhe kishte aplikuar një makijazh minimal në fytyrën e saj, ku kishte vendosur një palë syze dielli të gjera.

27-vjeçarja dukej e rikuperuar mirë nga performanca e saj e së premtes mbrëma në koncertin ‘Jingle Ball’ të New Yorkut, ku u ngjit në skenë së bashku me artistë të famshëm si: Lizzo, Charlie Puth, Backstreet Boys, Demo Lovato dhe shumë të tjerë.

Dua Lipa përdori podkastin e saj “Dua Lipa at your service” për të hyrë në fushën politike me episodin e fundit të sezonit të dytë, i cili përmbante një intervistë me gazetarin Dean Baquet. Intervista u promovua në internet dhe në buletinin e saj ‘Service 95’.

Ajo dhe ish-redaktori i New York Times diskutuan disa tema, duke përfshirë situatën aktuale në Iran, ku protestat e udhëhequra nga gratë po zhvillohen që nga 16 shtatori, ku një grua e re vdiq pasi u arrestua nga policia e moralit.

Rreth treqind protestues thuhet se kanë vdekur në duart e policisë dhe një prej tyre thuhet se është ekzekutuar të enjten. /Telegrafi/

Të ngajshme

Bebe Rexha befasohet live nga prindërit dhe kunata në emisionin e famshëm amerikan –

KushtrimGuraj

Kjo është kënga që Dolly Parton zgjodhi dikur për funeralin e saj

Yllka Gashi

Martohet bija e Jasharajve, Feride Jashari kurorëzon dashurinë me Orges Racaj

KushtrimGuraj