Telenews

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+

Deputetja e njohur boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka bërë disa deklarata të forta në intervistën e saj në “Shok Podcast” me moderatorin Fis Juniku.

E pyetur se sa do ta pranonte që njëri nga fëmijët e saj të ishte pjesë e komunitetit LGBT, ajo u shpreh kategorikisht kundër.

“Jo, unë nuk mundem të vendos për dikë tjetër, as për fëmijët e mi, por unë me pranu jo. Nuk do t’i përkrahja edhe do t’i thoja jeto qysh të duash, por larg meje. S’dua të jem pjesë e një personi që nuk e jeton jetën normal” – deklaroi Balje.

Deputetja gjithashtu kritikoi feministet dhe nismat për fertilizimin in vitro (IVF) pa partner, duke i konsideruar të papranueshme.

“Unë kam dalë edhe kundër feministeve të cilat thonë ‘Unë me trupin tim bëj çfarë të dua’, po bëje ti me trupin tënd. Këto femrat që thoshin të bëjnë IVF pa partner për mua ka qenë diçka shumë e papranueshme. Fëmijët duhet të jetojnë me babain dhe nënën, kush je ti të vendosësh që fëmija të jetojë pa babain, sepse për mua babai është institucion i jetës time” – u shpreh ajo.

Këto deklarata kanë shkaktuar reagime të shumta në publik, duke ndarë opinionin mes atyre që mbështesin qëndrimet e saj tradicionale dhe atyre që i kritikojnë si diskriminuese dhe të paqëndrueshme me të drejtat e njeriut.

Të ngajshme

Alba e godet Limin fort, tregon se krejt ishte lojë dhe se ajo kishte pëlqim për Toneyn, rrëfimi i saj tronditi shtëpinë

KushtrimGuraj

Sylvester Stallone krenohet me pamjet nga palestra: Edhe në moshën 79 vjeçare nuk heq dorë nga ushtrimet fizike

KushtrimGuraj

Edi trondit rrjetin, thotë se kishte pëlqim për një tjetër vajzë në BBVK, por Dolce i “mbeti në dorë”

KushtrimGuraj