Telenews

Duka: Nëse mendojmë se është një grup i lehtë atëherë do të bëjmë më keq

Shorti i eliminatoreve të Kampionatit Europianin 2024, që do të luhet në Gjermani, ka zbardhur sot rivalët e Shqipërisë, që është pozicionuar në Grupi E së bashku me Poloninë, Republikën çeke, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Në përfundim të shortit në Frankfurt ka dhënë një prononcim për median edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni së bashku me trajnerin e Kombëtares, Edoardo Reja.

Duke folur për rivalët Presidenti Duka u shpreh se kualifikimi për në fazën finale është një objektiv real, por theksoi se skuadra duhet ta tregojë në fushë veten pasi nëse e merr lehtë mund të dështojë.

“Të gjitha skuadrat janë të mira, i pranueshëm. Grupi B dhe C ishin të vështirë, në grupin tonë mund të luhen ndeshjet dhe mund të bësh çdo rezultat. Është real objektivi për të qenë pjesë e Euro 2024. Nuk mund të mendosh nga shorti që je kualifikuar, por duhet të shohësh fushën. Kur kemi marrë shortin për Euro 2016, menduam se ishte i pakalueshëm, por ia dolëm. Tani nëse mendojmë se është një grup i lehtë atëherë do të bëjmë më keq se më parë. Janë skuadra të forta, Polonia është pjesëmarrëse në Botëror, edhe Moldavia e Ishujt Faroe janë në rritje, – tha Duka, duke folur më tej edhe për diferencat në grup: “Moldavia dhe Ishujt kanë diferencë nga Polonia e Çekia, po të ishin më të forta do të ishte më mirë, pasi objektivi i tyre tashmë do të jetë Shqipëria. Grupi me pesë është më pak impenjativ dhe nuk kam pishman për skuadrën e gjashtë për shkak të përfitimit financiar, e dëshiroja të ishim në një grup me pesë”, tha Presidenti i FSHF-së.

Të ngajshme

10 vjet pas debutimit, vetëm Rashica dhe Muriqi mbeten nga brezi i parë i Kosovës –

KushtrimGuraj

Fury dhe Joshua drejt superduelit, zbulohet data e përballjes së madhe –

KushtrimGuraj

Raphinha jep sinjalin e madh për të ardhmen te Barcelona –

KushtrimGuraj