Telenews

DW: Hamasi i dorëzon Izraelit kufoma të rreme, oganizata terroriste palestineze pranon gabimin

dw:-hamasi-i-dorezon-izraelit-kufoma-te-rreme,-oganizata-terroriste-palestineze-pranon-gabimin

DW: Hamasi i dorëzon Izraelit kufoma të rreme, oganizata terroriste palestineze pranon gabimin

Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë izraelite, sërish janë dorëzuar kufoma të gabuara.

Mbetjet e trupave të tre personave të vdekur, që dorëzoi së fundmi grupi islamist Hamas, nuk u përkasin pengjeve të zhdukur, njoftoi ushtria izraelite, duke ju referuar analizave dhe hetimeve të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Mbetjet mortore iu dorëzuan nga Hamasi të premten në mbrëmje përfaqësuesve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Rripin e Gazës, dhe ata ia përcollën ato më pas ushtrisë izraelite.

Izraeli akuzon Hamasin për gënjeshtra

Një ditë më parë, të enjten 30.10, Hamasi dorëzoi dy trupa pa jetë, të cilët u përkisnin vërtet izraelitëve Amiram Cooper dhe Sahar Baruch. Grupi islamist Hamas ka dorëzuar deri tani trupat e 17 nga 28 pengjet e vdekura. Ndryshe nga sa ishte rënë dakord në planin e paqes së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Gazën, organizata terroriste po i liron trupat ngadalë. Ajo e justifikon këtë me pretendimin se është e vështirë për t’i gjetur të vdekurit, sepse janë varrosur nën rrënojat e ndërtesave dhe tuneleve të bombarduara. Izraeli e quan këtë një gënjeshtër të Hamasit.

Hamasi e pranon gabimin e tij

Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji. Hamasi edhe më parë ka dorëzuar trupa palestinezësh në vend të mbetjeve të personave që u rrëmbyen si pengje. Në mes të tetorit Hamasi dorëzoi trupin e një palestinezi në vend të trupit të një pengu.

Edhe në muajin shkurt Hamasi dorëzoi trupin e një gruaje palestineze në vend të trupit Shiri Bibas, të marrë peng. Bibas ishte edhe shtetase gjermane. Organizata terroriste  e pranoi më vonë një gabim të mundshëm dhe në fund dorëzoi trupin e saktë.

Të ngajshme

VV në Mitrovicë i “hakmerret” LDK-së, i “rrëmben” një zyrtar pas koalicionit me PDK-në

Valjeta Turkaj

Tahir Kukaj nderohet në New York nga Festivali Egjiptiano-Amerikan i Filmit

Valjeta Turkaj

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri

Valjeta Turkaj