Telenews

Dy foshnja të porsalindura dalin pozitiv me COVID-19, Krasniqi flet për gjendjen e tyre

Dy foshnje të porsalindura kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Kosovë.

Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se gjendja e tyre është stabile dhe se ende nuk kanë shfaqur ndonjë shenjë të rrezikimit.

“Aktualisht në nivel të vendit kemi 39 pacientë të hospitalizuara, edhe në spitale regjionale edhe në Klinikën Infektive. Kemi edhe në Pediatri. Sot madje kemi dy foshnje të porsalindura që kanë rezultuar pozitiv, por gjendja nuk paraqitet e rënduar, është e qetë nga aspekti epidemiologjik.

Fatkeqësisht kemi pasur raste të vdekjeve ditëve të fundit, por në përgjithësi situata është e menaxhueshme. Aktualisht janë stabile, nuk ka ndonjë shenjë të rrezikimit, mirëpo do të shohim. Nënat do të testohen edhe ato dhe nesër do të kemi informata të sakta”, deklaroi Krasniqi në Frontal.

Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 763 raste pozitive me COVID-19.

Deri më sot 823.903 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 103.568 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Të ngajshme

Reuters: SHBA mund t’i tërheq deri në 80 mijë trupa nga Europa

Yllka Gashi

Detaje tronditëse nga vrasja e gruas nga burri i saj në Prizren

Yllka Gashi

Kjo është kënga që Dolly Parton zgjodhi dikur për funeralin e saj

Yllka Gashi