Telenews

Dy ndeshje shumë interesante sot edhe në basketbollin e Kosovës

Xhiroja e dytë në Prince Caffe Superligën e Kosovës do të sjellë ndeshje shumë interesante.

Ndeshja e parë do të zhvillohet sot ndërmjet kampionit aktual, Golden Eagle Yllit dhe kampionit të trembëdhjetëfishtë të Kosovës, Sigal Prishtinës.

Te Ylli rikthehet trajneri Adis Beciragiq, i cili mori pjesë në Kampionatin Evropian të basketbollit me Bosnje e Hercegovinën, kurse te Prishtina u largua trajneri Ekrem Memnun.

Të dy skuadrat pësuan në xhiron e parë. Therandasit humbën nga Rahoveci me rezultat 90:88, kurse prishtinasit nga Peja 70:76, transmeton Klankosova.tv.

Sfida e dytë e ditës së shtunë zhvillohet mes Ponte Prizrenit dhe Pejës.

Prizrenasit kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion, pas humbjes nga mitrovicasit në xhiron e parë, kurse pejanët hyn pas fitores ndaj kryeqytetasve dhe do të mundohen të vazhdojnë serinë pozitive.

Java 2

E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

19:00 Ponte Prizreni – Peja

Të ngajshme

Portugalia e suspendon Ronaldon, rrezikon dënim deri në gjashtë muaj –

KushtrimGuraj

Duka dhe Ademi të pranishëm në takimin e UEFA-së në Berlin

Rrezarta Ramaj

“Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar”, përlotet nëna e Ronaldos

Rrezarta Ramaj