Telenews

Dy qytetarë gjejnë para, i dërgojnë në Polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara dy qytetarë nga Komuna e Skenderaj kanë gjetur para dhe po të njëjtat i kanë dorëzuar në stacionin policor.

“Dy qytetarë të Skenderajt, në dy raste të ndara kanë gjetur para gjatë dy ditëve të fundit dhe i kanë dorëzuar ato në polici për ti kthyer te pronarët e tyre”, thuhet fillimisht në njoftimin e PK-së.

Fillimisht gjatë ditës së djeshme qytetari Valdrin Fazliu në një vend parkim të qytetit kishte gjetur një kuletë me një sasi të konsiderueshme të parave dhe dokumente personale. Ai kishte dorëzuar kuletën në polici në mënyrë që kuleta me paratë dhe dokumentacioni ti ktheheshin pronarit. Policia ka identifikuar pronarin dhe më pas kuleta i është kthyer atij.

Rasti i dytë ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

“Sot me datë 11.08.2022, gjatë shërbimit në një barnatore, një qytetari i kishin rënë një sasi e parave ndërsa pronari i barnatores Xhevat Abazi kishte gjetur paratë dhe menjëherë kishte njoftuar policinë dhe i kishte dorëzuar paratë policisë për ta identifikuar pronarin. Policia në këtë rast është proces të identifikimit të pronarit që më pas paratë ti kthehen atij”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia në Skenderaj falënderon publikisht dy qytetarët për këtë gjest shembullor dhe për besimin e tyre ndaj policisë, thuhet më tutje në njoftim.

Të ngajshme

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj

Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë, flet për rritjen e kapaciteteve të FSK-së

Rrezarta Ramaj

Policia del me njoftim për suspendimin e 11 zyrtarëve lidhur me rastin e Arlindës

Rrezarta Ramaj