Telenews

Dy të arrestuar në Pejë pasi sulmuan policinë – tre të lënduar

policia-shqipton-mbi-2-mije-e-100-tiketa-trafiku-per-24-ore

Një incident  është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pejës, ku dy persona kanë sulmuar fizikisht zyrtarë policorë, gjatë momentit kur këta të fundit po shqiptonin një gjobë për kundërvajtje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë”, rreth orës 19:51, kur njëri nga të dyshuarit ishte ndaluar nga njësiti policor për shkelje në komunikacion. Situata ka dalë jashtë kontrollit kur personi i dytë ka ndërhyrë dhe të dy bashkë kanë reaguar dhunshëm ndaj zyrtarëve të rendit, transmeton Telenews.al.

Si pasojë e përleshjes, lëndime trupore kanë pësuar dy policë dhe njëri nga të dyshuarit. Të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit të rastit, janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre pritet të ngrihen akuza për pengim dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Të ngajshme

Operacioni i policisë “Pranvera 2025”: 31 lokale të mbyllura, dhjetëra arrestime për prostitucion e trafikim

Valjeta Turkaj

Suspendohen katër policë në dy raste të ndara

Valjeta Turkaj

Plagoset rëndë një 17-vjeçare në Vlorë

Valjeta Turkaj