Telenews

Dyshohen për shkelje të rënda, Trepça suspendon dy punëtorë

Kryeshefi Ekzekutiv i Trepça Sh.A. ka marrë vendim për largimin e përkohshëm nga puna të dy punonjësve të Njësisë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë.

Sipas vendimit, Z.R. dhe H.K. janë suspenduar nga puna nga sot, deri në marrjen e një vendimi nga Komisioni Disiplinor.

Ata dyshohen se kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet e dhëna, duke organizuar transportimin e xehes jashtë orarit të rregullt të punës.

“Për rrjedhojë, ekziston dyshimi se janë kryer shkelje të rënda të detyrave të punës, sipas nenit 10, paragrafëve 1.1, 1.3, 1.9 dhe të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punonjësve të Trepça Sh.A”, thuhet nga njoftimi i ndërmarrjes në Facebook.

Të ngajshme

Shtimi i këtij fruti në ujin tuaj çdo ditë mund të përmirësojë tretjen tuaj

Yllka Gashi

iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse

Yllka Gashi

Argjentina Ramosaj ndan momentet më të bukura nga pushimet në atmosferën e gushtit

Yllka Gashi