Telenews

Dyshohet se një grua u dhunua dhe u grabit në Gjilan

Një grua dyshohet se është dhunuar të shtunën e 25 majit, në Gjilan.

Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se e njëjta dhe djali i saj i mitur janë sulmuar fizikisht në rrugë nga dy persona të panjohur dhe të maskuar.

Ndaj të miturit dyshohet se është ushtruar dhunë fizike dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit thuhet se kanë arritur që me forcë të marrin nga viktima stoli ari dhe një shumë parash.

Ky rast në raport është cilësuar si “grabitje dhe dhunim”.

Rasti është duke u hetuar.

“Gjilan 25.05.2024 – 00:40. Është raportuar se dy viktimat një  femër dhe djali i saj i mitur, deri sa ishin duke ecur rrugës janë sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur të maskuar. Të dyshuarit kanë arritur që me forcë të marrin nga viktima stoli ari që kishte si dhe një shumë parash dhe njëkohësit dyshohet se të njëjtit e kanë dhunuar, ndërsa ndaj djalit të saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani