Telenews

E bleu veturën për “të re”, i doli me 150 mijë km të kthyera

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët, sidomos në rajonin e Ferizajt, manipulojnë me kilometrat e veturave, që i ndërrojnë në qendrat e kontrollimit të automjeteve. Për një rast të tillë, që ka ndodhur së fundmi në Shtime. Prokuroria ka nisur hetimet për mashtrim.

Burimet brenda Prokurorisë, kanë bërë të ditur se një person dyshohet se ka manipuluar me kilometrat e një veture, duke ia zvogëluar për rreth 150 mijë.

Vetura i ishte nënshtruar kontrollit teknik në një qendër ku u zbulua se ka shifër tjetër, nga kontrolli në një qendër tjetër.

Pas mbledhjes së informacioneve, u kuptua se viktima ishte mashtruar nga personi që e kishte blerë veturën, të cilin ia ka shitur me kilometra të manipuluar.

Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “Mashtrim”.

Të ngajshme

Mësoni kur ndërrohet ora dhe si ndikon lëvizja e akrepave në trupin tonë

Hafize Elshani

Njësia Speciale e Policisë aktivizohet për hetimin e krimit të rëndë në Prishtinë, katër të dyshuarit ende në arrati

Hafize Elshani

Komiteti i KiE përmend situatën në veri: Rreziku për dhunë është i madh, siguria varet edhe nga normalizimi i raporteve

Hafize Elshani