Telenews

E ÇUDITSHME SE KU PO PRETENDON BIONTECH SE DO TË PRODHOJË VAKSINA

BioNTech, kompania gjermane e bioteknologjisë që ka zhvilluar një nga vaksinat më të suksesshme mRNA kundër koronavirusit me Pfizer-in amerikan, po punon për një sistem të ri për të prodhuar vaksina brenda kontejnerëve. Kjo mënyrë e re, mund të lehtësojë prodhimin e dozave në vendet ku nuk ka impiante të mëdha industriale të përshtatshme për ta bërë këtë, si në vendet e Afrikës. Kjo gjetje e re, mund të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me vaksina në vendet e varfra dhe në të njëjtën kohë BioNTech, mund të mbrojë më mirë interesat ekonomike.

Një projekt i tillë planifikon të përdorë deri në 12 kontejnerë të ngjashëm me ato që përdoren për transportin e mallrave në anijet tregtare, të cilët do të lidhen me njëri-tjetrin dhe do pajisen me makineritë dhe pajisjet e nevojshme për prodhimin e vaksinave. Me një kapacitet të plotë, çdo minifabrikë do të jetë në gjendje të prodhojë nga 40 deri në 60 milionë doza vaksinash në vit, të cilat mund të përdoren në vendin e prodhimit ose të eksportohen në vendet fqinje. BioNTech, ka besim se do të jetë në gjendje të ulë ndjeshëm kostot e prodhimit në krahasim me një fabrikë tradicionale, e cila shkon deri në rreth 170 milionë dollarë.
Faza e parë eksperimentale do të përfshijë një vend afrikan, konfirmoi BioNTech, pa dhënë detaje të mëtejshme. Megjithatë, kompania është në kontakt me qeveritë e Afrikës së Jugut, Ruandës dhe Senegalit dhe për këtë arsye ka të ngjarë që kontejnerët e parë të dorëzohen në një nga këto vende.
Me përjashtim të vonesave, instalimi do të realizohet deri në fund të këtij viti, kurse aktivizimi i sistemit do të kërkojë disa muaj. Stafi lokal do të duhet të trajnohet pasi fillimisht do ndihmojë teknikët e BioNTech dhe më pas do të marrë kontrollin e kontejnerëve.
Për The Economist, kreu i BioNTech, Ugur Sahin, tha se kishte nisur kontaktet me Bashkimin Afrikan, organizatën që koordinon aktivitetet dhe mbron interesat e shteteve afrikane në arenën ndërkombëtare, por edhe me disa institucione të tjera shëndetësore.
Këto minifabrika duhet të pajisen me autorizimet e duhura dhe certifikatat e nevojshme për të prodhuar produkte farmaceutike, duke ndjekur rregullat dhe ligjet vendore për sigurinë e ilaçeve. I gjithë ky proces mund të zgjasë deri në një vit, duke i shndërruar kontejnerët plotësisht funksional vetëm në fund të vitit 2023.

Të ngajshme

(VIDEO) “Na postuan fotot, na kanë zhvesh me montazhe”, detaje shokuese për grupin ‘AlbKings’

Gripi sezonal/ Rreth 20% e pacientëve me shenja të virozave në tremujorin e parë të vitit

Prokuroria apelon që të dëmtuarat në rastin ‘Albkings’ të paraqiten në stacionet policore