Telenews

E GJUAN ME ARMË NË VETURË, TENTIM VRASJE NË KLINË

Një person ka raportuar në polici se përderisa ka qenë duke ngasur veturën e tij ka dërgjuar dy të shtëna me armë zjarri, dhe ka vërejtur se dy xhamat e pasmë të veturës i janë thyer, raporton teve.1info
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur e sekuestruar një predhë të fishekut 9 mm.
Rasti është nën hetime.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij ka dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe kishte vërejtur se dy xhamat e pasmë të veturës iu kishin thyer. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një predhë të fishekut 9 mm. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Katër deputetë të Listës Serbe votojnë për, Guri: Duan t’i fshehin marrëveshjet me Listën Serbe

Donat Hashani

Nga nesër fillon greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

Donat Hashani