Telenews

E kapi për fyti gruan në Vushtrri, burri ndalohet për 48 orë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Vushtrri, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin për ushtrim dhune fizike dhe psikike.

Ngjarja ka ndodhur më 17 prill 2026 rreth orës 21:00, në rrugën “Rrustem Hyseni – Historiani”.

Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, viktima A. H-B (35 vjeç) është paraqitur në Stacionin Policor në Vushtrri dhe ka deklaruar se pas një fjalosjeje, bashkëshorti i saj I. B (34 vjeç) e ka kapur për fyti dhe e ka shtyrë.

Si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e qytetit.

I dyshuari është ftuar të paraqitet në polici dhe, pas intervistimit nga njësia e hetimeve, me vendim të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Policia ndal veturën në Obiliq – brenda gjen pistoletë, 18 fishekë dhe marihuanë

KushtrimGuraj

Ky është 32-vjeçari nga Prizreni që humbi jetën në aksidentin mes motoçikletës dhe veturës –

KushtrimGuraj

Gjuetari ia merr jetën nënës së 5 fëmijëve, e ngatërroi me një dre

Yllka Gashi