Një ngjarje tronditëse është raportuar në Skenderaj, ku një e mitur 15-vjeçare ka deklaruar se është dhunuar në një motel nga nje person ende i paidentifikuar.
Sipas informacioneve zyrtare, viktima L.Sh, kishte qenë e strehuar në një strehimore në lidhje me një rast paraprak të sulmit seksual, por më 5 tetor 2015 ishte larguar nga strehimorja së bashku me një shoqe të saj.
Gjatë intervistimit më 8 tetor 2025, e mitura ka rrëfyer se gjatë asaj periudhë është shëtirur në disa lokacione, ndërsa më 6 tetor 2025, kishte shkuar në një motel në Skenderaj, ku sipas saj ka pasur marrëdhënie seksuale me një burrë.
Burimet e hetuesisë bëjnë me dije se e mitura L.Sh. (2010) ishte strehuar në një qendër për viktima të dhunës seksuale, por më 5 tetor 2025 kishte ikur nga streha bashkë me një shoqe të saj.
Pas disa ditësh, më 8 tetor 2025, ajo është gjetur dhe intervistuar nga Policia, ku ka deklaruar se gjatë kohës sa ishte jashtë mbikëqyrjes institucionale kishte shëtitur me shoqen e saj, ndërsa më 6 tetor kishin shkuar në Motel “Relaks” në Skenderaj, ku kishte pasur marrëdhënie seksuale me një person mashkull.
Me urdhër të Prokurores kujdestare, është inicuar rasti “Dhunim”, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim fizik dhe gjinekologjik në IML-Prishtinë.