Telenews

E rëndë: Një grua në Vitomericë të Pejës vetëvritet duke konsumuar domestos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vitomericë të Pejës pasi një grua i ka dhënë fund jetës së saj duke konsumuar lëndë helmuese.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas informacionit nga Policia, bëhet e ditur se e ndjera pas konsumimit të domestos ka qenë me probleme shëndetësore dhe i është nevojitur trajtim mjekësor. E njëjta nga dje ka qenë nën kontroll të mjekëve në Spitalin Rajonal të Pejës.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konfirmuar se viktima i ka dhënë fund jetës me preparate higjienike, domestos.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi i Mjekësisë Ligjore, ndërsa trupi i pajete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Të ngajshme

Koalicioni për Familjen e hap fushatën në Mitrovicë, theksohet rëndësia e përkushtimit për zhvillimin ekonomik

Donat Hashani

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Donat Hashani

Bekim Jashari reagon ashpër ndaj kritikuesve për aksionet ndaj strukturave paralele

Donat Hashani