Ka vdekur 68-vjeçarja e cila u plagos mbrëmë nga vajza e kunatit në Majac të Podujevës.
Kështu bëjnë të ditur burime pranë familjes së viktimës për Klan Kosova.
Mbrëmjen e së dielës, A.Gashi dyshohet se privoi nga jeta një 45-vjeçar.
Sipas informacioneve, e dyshuara dhe viktima ishin në një lidhje, ndërsa në momentin e rëndë, mes tyre ka ndërhyrë 68-vjeçarja, e cila pësoi plagë të rënda, të cilave nuk mundi të iu bënte ballë.
E plagosur ka mbetur edhe e dyshuara.

