Telenews

E rëndë: Vdes 85-vjeçari shqiptar gjatë uljes së avionit

Një 85-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar, teksa avioni me të cilin po udhëtonte nga Tirana ishte duke u ulur në aeroportin “Marconi” të Bolonjës.

Siç shkruan abcnewsal, i moshuari udhëtonte së bashku me familjarë dhe kishte probleme të rënda shëndetësore.

Ai kishte kërkuar paraprakisht asistencë mjekësore pas zbritjes nga avioni.

Gjatë uljes, 85-vjeçari dyshohet se pësoi arrest kardiak.

Ekipet e urgjencës 118, të cilat ishin njoftuar paraprakisht, ndërhynë menjëherë, por nuk arritën ta shpëtonin.

Avioni nga Tirana u ul në aeroport pak pas mesnatës, ndërsa në vendngjarje mbërriti edhe policia e aeroportit.

Të ngajshme

Dogana thyen rekord të të hyrave, mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve

Yllka Gashi

Pamja e ardhshme e kartëmonedhave euro do të përcaktohet nga votat në sondazhe: Mund të votojnë qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi

Yllka Gashi

152 lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së gjatë një jave, në mesin e tyre 5 lindje me binjakë

Yllka Gashi