Telenews

Peci: Hapja e Urës së Ibrit varros idenë për ndarjen e veriut

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas përmbushjes së kritereve për hapjen e Urës së Ibrit, duke e cilësuar këtë zhvillim si një kapitull të ri për Mitrovicën dhe Kosovën.

“Hapja e Urës së Ibrit është kapitull që shkruan historinë përtej Kosovës e që përfundimisht varros idenë e krisur për ndarjen e veriut”, ka deklaruar ai.

Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kriteret për hapjen e urës janë përmbushur siç është shprehur ai, këmbënguljes përballë pengesave dhe trysnisë.

“Kriteret për hapjen e Urës u përmbushën nga këmbëngulësia përballë çdo pengese e trysnie”, ka shkruar Peci.

Ai ka kujtuar gjithashtu zotimin e bërë gjatë fushatës së fundit, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, për hapjen e një kapitulli të ri për Mitrovicën.

Sipas Pecit, hapja e Urës së Ibrit përbën një moment historik përtej kufijve të Kosovës dhe shënon fundin e idesë për ndarjen e veriut.

Në fund, kryetari i Mitrovicës ka uruar qytetarët dhe Kosovën për këtë zhvillim.

 

Të ngajshme

Dogana thyen rekord të të hyrave, mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve

Yllka Gashi

Pamja e ardhshme e kartëmonedhave euro do të përcaktohet nga votat në sondazhe: Mund të votojnë qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi

Yllka Gashi

152 lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së gjatë një jave, në mesin e tyre 5 lindje me binjakë

Yllka Gashi