Telenews

E thotë shkenca, bananja mban larg sëmundjet e zemrës

Konsumi i përditshëm i bananes parandalon sëmundjet e zemrës dhe infarktet, sipas një studimi të fundit.

E pasur në kalium, ushqimet si banania ndalojnë bllokimet fatale që të ndodhin dhe ngushtimin e arterieve. Shkencëtarët e universitetit të Alabama kanë zbuluar efektet pas testimeve te minjtë, të cilit ishin në rrezik sëmundjesh zemre.

Minjtë u ushqyen me nivele të ulëta, normale dhe të larta kaliumi dhe rezultatet treguan se ata që ushqeheshin me nivele të ulëta kaliumi bëheshin më të mëdhenj.

Ndërsa ata që morën nivele të larta kaliumi kishin më pak ngushtim venash dhe reduktonin ngurtësimin e aortës. Por ama konsumi në nivele të larta shkaktonte dhimbje stomaku, të vjella dhe diarre.

Dr. Mike Knapton, thotë se moskonsumimi në nivelet e duhura i kaliumit forcon arteriet.

“Me më shumë studime, ne mund të shohim nëse format e sëmundjes te njerëzit janë në të njëjtën mënyrë si te trajtimi i minjve”, ka thënë ai për “The Sun”-in.

Zyrtarët thonë se duhen konsumuar 3500 mg kalium çdo ditë, çereku i të cilave plotësohet duke ngrënë dy banane. Ushqime të tjera të pasura me minerale janë patatja, brokoli, lakra, farërat, peshku dhe pula.

Të ngajshme

Gjashtë ushqime që lehtësojnë natyrshëm kapsllëkun, përfshijini në dietën tuaj

Valjeta Turkaj

Moda popullore e flokëve mund të çojë në rrallim dhe thinje

Valjeta Turkaj

Ndryshimet në sjellje mund të jenë sinjal i hershëm i tumorit në tru

KushtrimGuraj