Telenews

E TMERRSHME: ARRESTOHET 20 VJEÇARI NË FERIZAJ PASI RRAHU NËNËN E VET

Policia ka arrestuar L.K, 20 vjeçar, i njëjti kishte rrahur nënën e tij V.K, e moshës 47 vjeçare.
“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.K (M/K) i moshës 20 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij me inicialet V.K ( F/K) e moshës 47 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore” thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët e njësisë për dhunë në familje,   me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngajshme

“Lista serbe s’dallon nga terrorizmi” – Matoshi: KQZ-ja ta ç’regjistrojë menjëherë

KushtrimGuraj

Mehaj për policët: Si kalorësit e Skënderbeut shpëtuan atdheun, treguan respekt për armikun terrorist

KushtrimGuraj

Kryeziu: Tendenca e Serbisë është që mos me pas Kosovë

KushtrimGuraj