Telenews

E TMERRSHME: RUSIA KRYEN MASAKËR NË BUCHA, KAQ TRUPA VARROSEN NË VARRE MASIVE

Vendet ndërkombëtare kanë reaguar për mizoritë e zbuluara pasi forcat ruse u tërhoqën nga periferia e Kievit, Bucha.
Kryebashkiaku i Bucha tha se të paktën 280 njerëz u varrosën në varre masive.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se masakra e civilëve ukrainas në Bucha ishte e qëllimshme.
Ai bëri thirrje për sanksione të reja “shkatërruese” kundër Moskës, duke përfshirë një embargo ndaj energjisë ruse, mbylljen e porteve për mallrat dhe tregtinë ruse dhe shkëputjen e të gjitha bankave ruse nga sistemi bankar ndërkombëtar i njohur si SWIFT.
Papa Françesku e quajti aktin ‘sakrilegjik’ gjatë një meshe të hapur në Maltë.
Annalena Baerbock, ministrja e jashtme e Gjermanisë, akuzoi Rusinë për “krime lufte” mbi civilët e vdekur në rrugë pas tërheqjes së Rusisë nga periferia e Kievit, Bucha, raporton DW.
Në lidhje me agresionin rus në Bucha është shprehur i tronditur edhe kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili nuk hezitoi ta quaj këtë një masakër.
Tutje ai tha se BE-ja po ndihmon Ukrainën dhe OJQ-të në mbledhjen e provave të nevojshme për ndjekje në gjykatat ndërkombëtare, duke shtuar se sanksionet dhe mbështetja e mëtejshme e BE-së janë në rrugë.
“E tmerruar nga raportet e tmerreve të papërshkrueshme në zonat nga të cilat Rusia po tërhiqet”, u shpreh presidentja e Komisionit Evropia, Ursula Von der Leyen.
“Autorët e krimeve të luftës do të mbajnë përgjegjësi”, shtoi ajo.

Të ngajshme

Shqipëria ndër vendet me karburantin më të shtrenjtë në Evropë

Rrezarta Ramaj

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Rrezarta Ramaj

Sindikata e Policisë: Pezullimi i gradimeve ka krijuar pasiguri, procesi të rifillojë sa më shpejt

Rrezarta Ramaj