Telenews

E trishtë | Gruaja goditet me sëpatë në kokë nga ish-bashkëshorti, i dyshuari në arrati pavarësisht urdhrit mbrojtës

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur më 24.11.2025 rreth orës 09:00 në fshatin Gadime e Ulët, ku një grua dyshohet se është sulmuar brutalisht me sëpatë në kokë nga ish-bashkëshorti i saj, pavarësisht se ndaj tij kishte urdhër mbrojtës aktiv, shkruan Sinjali.

Sipas informatave fillestare, rasti është raportuar në polici nga vëllai i viktimës, i cili ka njoftuar se motra e tij me inicialet S.A. është goditur rëndë në shtëpinë e saj nga ish-bashkëshorti K.E. nga Suhareka.

Pas aktit të dhunës, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë Renault të kuqe, në drejtim të panjohur, ndërsa autoritetet janë vënë në kërkim të tij.

Gjendja shëndetësore e viktimës rezulton të jetë stabile, ndërsa njësitë policore dhe ato emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.

Rasti po trajtohet si dhunë e rëndë në familje dhe përpjekje serioze për lëndim të rëndë trupor, ndërsa Sinjali do përpiqet të marrë detaje shtesë gjatë ditës.

Të ngajshme

Gabime për shkak të të cilave rrobat marrin një erë të pakëndshme pas larjes

Rrezarta Ramaj

Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta

Rrezarta Ramaj

Katër shoferë kapen duke vozitur në gjendje të dehur në Ferizaj, gjobiten deri në 400 euro –

KushtrimGuraj