Telenews

E trishtë: Ky është 50-vjeçari që vdiq në QKUK – trupi dërgohet për obduksion

Një rast vdekjeje në rrethana të dyshimta është raportuar mëngjesin e djeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), mëson Gazeta Sinjali.

Sipas informatave zyrtare, më 06.01.2026, rreth orës 06:00, Policia ka pranuar njoftim për një vdekje të dyshimtë në ambientet e QKUK-së. Njësia e Stacionit Policor Jugu ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Ali Emrah Eren, rreth 50-vjeçar, është paraqitur në Emergjencën e QKUK-së rreth orës 03:30, në gjendje të rëndë shëndetësore. Pavarësisht trajtimit mjekësor, rreth dy orë e 30 minuta më vonë, ai ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe hetuesi kujdestar, i cili ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Me vendim të Prokurorisë, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti.

Të ngajshme

Padia e KEK, Hykmete Bajrami: Albin Kurti nuk po e lufton mafinë energjetike, po Janina Ymerin – nuk do të heshtim

KushtrimGuraj

Ministria e Financave thotë se vetëm disa kategori të pensionistëve lirohen nga paraqitja e rregullt

KushtrimGuraj

Më 31 janar mblidhet Kuvendi i LDK’së, Abdixhiku e paraqet dorëheqjen aty

KushtrimGuraj