Telenews

EDHE AMBASADORI AMERIKAN ME KRITIKA TË MËDHA PËR EMRIN E TË PROPOZUARIT PËR KRYEPROKUROR

Këshilli Prokurorial i Kosovës një ditë më parë ka votuar për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufajn.
E lidhur me këtë votim, ka reaguar sot ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, duke thënë se fakti që anëtarët e KPK-së nuk i kanë marrë parasysh ankesat legjitime dhe rekomandimet e panelit shqyrtues bie ndesh me atë standard.
“Përfaqësuesit ndërkombëtarë, përfshirë anëtarë të Ambasadës së SHBA-së, u ftuan të marrin pjesë në procedurat e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) më 6 prill për të zgjedhur Kryeprokurorin e ardhshëm të Shtetit.
Prania jonë si vëzhgues nuk duhet të konsiderohet si miratim i procesit apo procedimit.
Në disa raste, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur pritshmëri për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ardhshëm të Shtetit, të cilat ne besojmë se i ndajmë me qytetarët e Kosovës që: të jetë i drejtë, objektiv, transparent dhe i bazuar në merita.
Fakti që anëtarët e KPK-së nuk i kanë marrë parasysh ankesat legjitime dhe rekomandimet e panelit shqyrtues bie ndesh me atë standard”, thekson ambasadori.
Hovenier thekson se Shtetet e Bashkuara nuk kishin një kandidat të preferuar dhe as nuk gjykonin kualifikimet e kandidatëve individualë.
“Jemi të shqetësuar se mënyra se si KPK i ka zhvilluar këto procedura ka dëmtuar besimin e publikut kosovar dhe besimin tonë në KPK, si institucion publik”, tha ai.
Lidhur me këtë votim të KPK-së, janë shprehur të pakënaqur edhe shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog si dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

Të ngajshme

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani

Këshilli i Qarkut të Vlorës me falenderim të veçantë për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë

Donat Hashani

Kryetari i Ferizajt për rastin tragjik: Me forcën e ligjit do t’i japim dënim meritor dorasit

Hafize Elshani