Telenews

Edhe basketbollit kosovar sot me dy ndeshje, derbi në kryeqytet

Sot starton xhiro e 7-të në elitën e basketbollit kosovar.

Dy ndeshje shumë interesante na presin sot, ku takohen: Peja – Rahoveci dhe Sigal Prishtina – Ponte Prizreni.

Dueli mes Pejës dhe Rahovecit nis nga ora 17:00 me Pejën që deri tani s’njeh kundërshtar me 6 fitore nga 6 ndeshje, derisa Rahoveci ka vetëm 1 fitore, karshi 5 humbjeve.

Në anën tjetër, vëmendja kryesore sonte bartet në kryeqytet, mes Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit, sfidë kjo e cila nis nga ora 19:00. Prishtina deri tani ka 4 fitore e vetëm 2 humbje, gjersa Ponte Prizreni ka siguruar 3 fitore e ka pësuar 3 disfata.

Nesër takohen, Vëllaznimi – Trepça (17:00) e Golden Eagle Ylli – Bashkimi (19:00). /Telenews.al/

Të ngajshme

Bologna interesohet për Dion Gallapenin, mbrojtësin e Kosovës

KushtrimGuraj

Real Madrid dënon Tchouameni dhe Valverde

Blearta

“Dai Dai”, ​​zbulohet kënga zyrtare e Kupës së Botës 2026

Blearta