Telenews

Edhe ministrja Rizvanolli në Amerikë bashkë me Osmanin dhe Kurtin

Veç presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka udhëtuar për në Amerikë.

Në këtë vizitë do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, për investimin më të madh ndonjëherë në fushën e energjisë.  Objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen. Objektiv tjetër i projektit është edhe zhvillimi i shkathtësive në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë.

Ndërkaq gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata do të zhvillojnë edhe takime të tjera.

Të ngajshme

Dënimi i Pal Lekajt/ Reagon Prokuroria Speciale

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në autobus dileri me 2 kilogramë drogë, po e barte në çantën e krahut

Rrezarta Ramaj

“Për ata që ishin të gatshëm me dhanë jetën për liri”, Vedat Bajrami mbështet marshin e 12 shtatorit

Rrezarta Ramaj