Telenews

EDHE NJË SHQIPTAR ME GOL, EMIR SAHITI REALIZON NË FITOREN E HAJDUKUT

Emir Sahiti ka shënuar në fitoren thellë të Hajdukut të Splitit ndaj Lokomotiva Zagrebit me rezultatin 4:0, për ndeshjen e vlefshme të xhiros së 28-të në Superligën e Kroacisë.
Sahiti realizoi një gol të bukur në minutën e 62-të për rezultatin 4:0. Për sulmuesin kosovar në 24 paraqitje ky ishte goli i tij i pestë dhe ka tre asistime.
Te Lokomotiva e Zagrebit ndeshjen e kompletoi Jon Mersinaj, derisa Indrit Tuci u inkuadrua në minutën e 46-të të pjesës së dytë.
Në bankën rezervë ishin edhe Hajdin Salihu dhe Art Smakaj. Për Hajdukun realizuan edhe Nikola Kaliniq, Filip Krovinoviq dhe Dario Melnjak.
Pas kësaj fitoreje, Hajduku i Splitit mban pozitën e tretë me 52 pikë. Lokomotiva e Zagrebit pozicionohet në vendin e pestë me 36 pikë. Emir Sahiti gjithashtu është lojtari që ka freskuar listën e Kosovës, pasi Alain Giresse e ka ftuar këtë futbollist në ndeshjet e muajit mars, ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës.

Të ngajshme

UEFA bën postim rreth vdekjes së Fatjon Bunjakut

Rrezarta Ramaj

Konfirmohet! Po bëhen gati 150 milionë euro nga Real Madrid për yllin e Bayern Munchen

Rrezarta Ramaj

Ademi pas fitores së Kosovës: Kjo fitore i dedikohet Fatjon Bunjakut

Rrezarta Ramaj