Telenews

EDHE NJË TAKIM I RËNDËSISHËM: DELEGACIONI I SHTËPISË SË BARDHË SOT VIZITON KOSOVËN

Presidentja e vendit Vjosa Osmani do të pres sot në takim kancelarin austriak, Karl Nehammer dhe një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zyra e Presidencës ka njoftuar se takimi i parë do të mbahet në orën 15:00 me delegacionin e SHBA-së.
Ndërkaq, nga ora 16:10, presidentja e vendit do të zhvillojë takimin me Nehammer.
Kurse, ende nuk është bërë e ditur se çfarë temash do të diskutohen gjatë këtyre takimeve.
“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë. Në orën 16:10, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer. Fillimisht Presidentja Osmani do ta presë Kancelarin Nehammer në hyrje të objektit të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhet edhe fotografia zyrtare, dhe më pas takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 6 qershor

Rrezarta Ramaj

HOROSKOPI DITOR – 6 QERSHOR 2026

Rrezarta Ramaj

Përmbledhja e aktiviteteve të partive politike – 5 Qershor 2026

Rrezarta Ramaj