Telenews

Edhe qeveria i dërgon shkresë komisionit, shpalos qëndrimin final për Trustin

Departamenti i Buxhetit në Ministrinë e Financave ka thënë se tërheqja e një pjese të mjeteve nga Fondet Pensionale nuk do të krijonin kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk pajtohet me propozimin e iniciuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu. 
Departamenti i Buxhetit në Ministrinë e Financave ka vlerësuar se ndryshimi i Ligjit për Fondet Pensionale nuk krijon kosto shtesë për buxhetin e shtetit, mirëpo ka deklaruar se mundësimi i tërheqjes së mjeteve nga Trusti mund të krijojë ndikim negativ në fond.

Sipas një qëndrimi të Departamentit të Buxhetit, dërguar Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, ndryshimi i Ligjit për Fondet Pensionale rrezikon Fondin Pensional.
“Departamenti i Buxhetit vlerëson se projektligji për fondet pensionale, nga aspekti i ndikimit buxhetor nuk krijon kosto shtesë për buxhetin mirëpo do të ketë efekt negativ në fondet pensionale të Kosovës, rrjedhimisht në shumë prej 13.5 milionë euro në të hyrat e mohuara tatimore nga pjesa e tërheqjes së kursimeve pensionale”, thuhet në qëndrimin e Departamentit të Buxhetit në MFPT.
Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka refuzuar t’i japë mbështetje ndryshimit të Projektligjit, bazuar në një shkresë drejtuar Komisionit Parlamentar të cilin e ka lexuar kryetari i komisionit, Armend Muja i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka deklaruar kështu, sipas materialeve: Qeveria e RKS nuk pajtohet me propozimin e deputetit Haxhiu, në fakt e vlerëson nismën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale.. Qeveria e Republikës së Kosovës është afër qytetarëve të Kosovës përmes skemave pensionale, por tërheqja e Trustit nuk i ndihmon qytetarët në nevojë”, thuhet mes tjerash në qëndrimin e qeverisë, citoi kryetari Muja.

Të ngajshme

Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

Blearta

Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

Blearta

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

Blearta