Telenews

Edhe Vuçiq fton Kosovën të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”: Kjo nismë s’duhet të ndalet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vlerëson se nisma për “Ballkanin e Hapur” nuk duhet të ndalet.
“Kjo është iniciativa jonë, e njerëzve nga Ballkani, e atyre që e kanë kuptuar se duhet të lidhen dhe se munden t’i zgjidhin vetë problemet e tyre. Çdo gjë që kemi bërë në ekonomi, shihet në marrëdhëniet mes Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut. Arritëm të zgjidhim disa probleme brenda nesh që kishim para 50 vitesh. Kjo është një iniciativë e njerëzve që jetojnë në Gadishullin Ballkanik dhe kjo nuk mund të ndalet”.
Tutje, Vuçiq propozoi që takimi i ardhshëm për “Ballkanin e Hapur” të zhvillohet në jug të Serbisë, teksa bëri thirrje që pjesë e grupeve punuese të jetë edhe Kosova.
“Me thelbin e saj është që t’i përparojmë marrëdhëniet tona, të formojmë grupe punuese menjëherë apo në takimin e ardhshëm për të cilin propozoj të jetë në Serbinë Jugore që të formojmë grupe punuese të kujdesen si të ndihmojmë njeri tjetrin. Janë të mirëseardhur në këtë marrëveshje edhe përfaqësuesit e Bosnjës, Prishtinës, Malit të Zi e me radhë”, tha ai.
Vuçiq, mes tjerash, ftesë pati edhe për kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
“Abazoviq gjithmonë do të jeni të mirë se ardhur. Nëse dëshironi urdhëroni, nëse nuk dëshironi është dëshira e juaj, askush nuk do të ju detyrojë”.

Të ngajshme

Të hënën publikohen rezultatet për studentët e pranuar në konvikte

KushtrimGuraj

Ministra, kryetarë komunash e ambasadorë në Belfast, për të parë Kosovën, kush është atje

KushtrimGuraj

Putini nënshkruan ligjin e radhës: Të huajt që luftojnë për Rusinë mund të marrin nënshtetësinë

KushtrimGuraj