Telenews

Edi Rama publikon pakon e ndihmave të shtetit shqiptar për qytetarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën sot me publikimin e shtatë masave të parashikuara nga qeveria për të ndihmuar qytetarët të përballojnë rritjen e menjëhershme të çmimeve në vend.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama është shprehur se masat të përmbledhura në Paketën e Rezistencës Sociale tregojnë se qeveria nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje.
“Ju uroj një javë me më pak stres nga pasojat e padëshiruara të një lufte që as e nisëm, as e ndalim dot ne, por që do ta përballojmë patjetër me forcën e karakterit dhe të solidaritetit tonë me njëri-tjetrin”, ka shtuar Rama.
Paketa parashikon mbështetje për fermerët që do ta blejnë naftën të pashoqëruar nga taksat. Masat parashikojnë gjithashtu kompensime për çmimin e biletës së transportit publik dhe të energjisë elektrike, si dhe rritjen e pagës minimale.
Në anën tjetër, sipas nënkryetares së Partia Demokratike, Jorida Tabaku, paketa e qeverisë është një fasadë qesharake dhe një hi syve për të gënjyer qytetarët dhe nuk përmban ndërhyrje themelore për të përballuar krizën ekonomike, ndërkohë që inflacioni është rritur ndjeshëm dhe 60% e çmimit abuziv të naftës janë taksa, nga të cilat qeveria përfiton 20 milionë euro çdo muaj.
https://www.facebook.com/ediramaal/posts/507882690707397

Të ngajshme

IKSHPK: Nga sot, uji që vjen nga kanali i Ibër-Lepencit mund të përdoret për pije

Erzana Fazliu

Foda: E dua Italinë, Shqipërinë ose Gjermaninë në grup

Erzana Fazliu

Gërvalla: Mësimi i gjuhës shqipe nga diaspora, detyrim kombëtar

Erzana Fazliu