Telenews

Edoni: Mendoj se nuk isha i vetmi nga komuniteti LGBT+ në shtëpinë e BBVK

Banori Edon Shileku është larguar të premten nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Ai rezultoi më i votuari i javës për të dalë nga shtëpia, në një televotim ku të nominuar ishin edhe Andi Artani, Vivien Thano dhe gjon karrica.

Me të dalë nga shtëpia, Eodni ka dhënë një intervistë për emisionin “Prive”, ku mes të tjerash ka folur për eksperiencën e tij brenda shtëpisë.

Teksa tha se ishte gjithçka e pritshme për të, aktori i cili herë pas here shfaqej si “drag queen” me emrin Victoria Owns, u ngacmua me një pyetje mjaft provokuese.

Ai u pyet nëse mendon se ishte i vetmi banor i komunitetit LGBT+ brenda shtëpisë së BBVK, duke befausar me përgjigjen e tij.

“E mendoj. Nuk do kisha dashur të them emra se përderisa ata persona nuk janë të hapur, kush jam unë që t’i qes ‘out’, por i kam dyshimet e mia”, ka rrëfyer aktori.

Përndryshe, Edoni në një nga mbrëmjet e spektaklit e deklaroi publikisht se është pjesë e komuniteitt LGBT+, përkatësisht biseksual.

Të ngajshme

Dantella rikthehet fuqishëm: Modelet më të bukura të veshjeve dhe aksesorëve

Rrezarta Ramaj

Zbulohet shkaku i vdekjes së modeles Sahara Ray

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen –

KushtrimGuraj