Telenews

Efi lë papritur shtëpinë e BB VIP, kjo është arsyeja

Banorja e “Big Brother VIP2”, Efi Dhedhes, ka disa kohë që thotë se nuk ndihet fort mirë. Ajo herë pas here ka pasur luhatje ekuilibri.

Më shumë sesa tensioni, banorët dyshuan se ish-konkurrentja e “Për’puthen” vuan nga veshi i mesëm, ndaj produksioni e dërgoi atë mbrëmë jashtë shtëpisë për të bërë disa kontrolle mjekësore.

Duke qenë se tensioni dhe rrahjet e zemrës rezultuan normale, mjekja gjithashtu dyshoi se çfarë ia shkakton Efit këtë gjendje është veshi i mesëm.

Për më tepër informacion, marramendja, e njohur ndryshe si vertigo është ndjesia humbjes së ekuilibrit ose çrregullimit të orientimit në hapësirë. Ndjesia e trullosjes me raste është e zakonshme.

Efi është kthyer mbrëmë në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka marrë përkujdes prej disa banorëve, që i dhanë ushqim dhe i qëndruan mbi kokë duke i ofruar çfarë kishte nevojë.

Të ngajshme

Bleona Qereti ngre zërin për familjen e Jakup Krasniqit: “Dhimbja nuk mund të injorohet”

Yllka Gashi

Celine Dion i befasoi të gjithë, këndoi dhe kërceu zbathur mbi një makinë

Yllka Gashi

Dalin fotot e modelit 27-vjeçar, pak ditë para vdekjes

Yllka Gashi